Joer Cosmetic eshte certifikuar sipas standartit ISO 9001:2015.

Maska natyrale anti-aging

Maska natyrale anti-aging. Receta nga doktori plastik Andrew Ordon. Recetat e tij në kushtet e shtëpisë janë për çdo gjë që nga eleminimi i rrathëve të zinj poshtë syve, për flokë te shëdetshëm e të shëndritshëm. Pjesa më e bukur është se të gjithë ingredientët i keni në kuzhinën tuaj. 

1. Hidratimi me avokado dhe mjaltNjë hidratues është i domosdoshëm kundër plakjes. Duke ndihmuar lëkurën tuaj të mbaj lagështinë dhe duke vepruar si një mbushës i përkohshëm për rrudhat. Kjo e bën fytyrën tuaj të duket e qetë. Dr. Ordon thotë se pacientet e tij e duan këtë recetë sepse e bën lëkurën e tyre të duket dhe të ndjehet më e re.

Përbërsit:3 lugë krem i freskët1/4 avokado1 lugë mjaltë

Udhëzimet:Vendosni të tre përbërsit në një blender deri sa të përfitoni një masë kremi të butë. Aplikojeni në lëkurën tuaj dhe lereni të paktën për 1 orë. Shplajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.

2. Sallata për luftimin e rrudhaveKjo sallatë frutash që rrit energjinë është e mbushur me antioksidantë të cilët mbrojnë lëkurën nga dëmtimi i diellit dhe rritin qarkullimin e gjakut, për të ndihmuar në shpërndarjen e ushqyesëve thelbësorë në lëkurë. Hajeni atë në mëngjes për të f...

Si të mirëmbani lëkurën tuaj.

Lëkura është një nga pjesët që të gjithë ne e nënvlerësojmë. Ajo duhet kontrolluar dhe trajtuar si diçka e rëndesishme dhe në menyrë konstante.


Ja disa hapa për pastrimin dhe rigjenerimin e lëkurës ne fytyrën tuaj.

Hapi 1


Duhet ta lani fytyrën tuaj çdo ditë në mëngjes dhe mbrëmje. Nese keni acne apo rrudha, gjeni një krem që ju përshtatet dhe aplikojeni atë.
Joer Cosmetic ju rekomandon për fytyrën tuaj:
– Krem Hidratues (hidraton, ushqen dhe mban të butë lëkurën tuaj)
– Anti Acne (pastron fytyrën tuaj nga acne duke dhënë rezultat që javën e parë)
– Krem Kunder Rrudhave (parandalon shfaqjen e rrudhave dhe ushqen lëkurën)
– Krem Kunder Njollave (parandalon shfaqjen e njollave në fytyrën tuaj)

Hapi 2


Duhet të largoni qelizat e vdekura nga lëkura juaj. Duke larguar lëkurën e vdekur ju mbroni poret që të mos zgjerohen dhe të ekspozohen më shumë ndaj papastërtisë. Pas larjes së fytyrës, një masazh i ngadaltë por i fortë ndihmon në largimin e qelizave të vdekura.

Hapi 3


Pas larjes, gjithmonë duhet të përdorni një krem (Krem Hidratues) që të mbaj lëkurën tuaj të lagësht dhe të bllokoj aksesin e pluhurit nëpërmjet poreve. Mundohuni të mos lini pjesë të thata të lëkurës tuaj.

Hapi 4


Përsëriteni këtë proçedurë 15-20 ditë dhe ajo do ju kthehet në një rutinë të përditshme dhe me kujdes maksimal për fytyrën tuaj.

Kivi, të mirat pastruese, kozmetike dhe terapeutike

Kivi përmban shumë të mira laksative, kozmetike dhe terapeutike. Ky frut njihet veçanërisht për kapacitetin për të ndihmuar në tretje falë përmbajtjes së lartë të fibrave, por përmban edhe shumë kripëra minerale dhe vitamina, sidomos vitaminën C.

Kivi jep efekte pozitive edhe te sistemi imunitar, duke e forcuar atë ndërsa lufton edhe radikalet e lira. Duhet të merrni në konsideratë edhe karakteristikat ushqyese të kësaj frute, pasi janë një “ilaç” i mirë kundër lodhjes. Kivi bën mirë, por nuk duhet të nënvlerësohen kundërindikimet në zorrë. Le të shohim më në detaje të gjitha mundësitë ushqyese dhe përfitimet e kësaj frute.

Të mirat pastruese dhe ushqyese

Kivi bën mirë, pasi përmban shumë kripëra minerale dhe vitamina. Kripërat minerale që përmban si fosfori, kalciumi dhe kaliumi, e bëjnë kivin ideale për t’i dhënë sa më shumë energji organizmit. Konsumimi i tij këshillohet veçanërisht në dietat e sportistëve, sepse ndihmon në sforcot fizike.

Në fakt, përllogaritet se 100 gramë kivi janë në gjendje që të furnizojnë trupin me 40-60 kilokalori. Kivi përmban një sasi të madhe vitaminash, sidomos C dhe E, kjo e fundit ka një rëndësi të madhe për mirëqenien fizike, sepse ndihmon në luftimin e radikaleve të lira. Sezoni i kivit është në periudhën mes tetorit dhe nëntorit.

Të mirat kozmetike dhe terapeutike

Kivi bën pjesë te frutat që reduktojnë sasinë e kolesterolit në gjak, dhe rregullon edhe tensionin e gjakut. Por jo vetëm kaq, kjo frutë ka edhe shumë të mira kozmetike: pastron dhe rifreskon lëkurën. Kivi parandalon shfaqjen e rrudhave (rreth syve dhe buzëve) falë përmbajtjes së polifenolit. Për këtë arsye, shumë produkte për fytyrën dhe trupin realizohen me ekstraktin e kivit. Kivi lufton edhe problemet me mbajtjen e ujit. Duket se kivi është ideal edhe kundër depresionit, sepse falë përmbajtjes, nxit edhe sistemin nervor.

Një studim ka treguar se kivi mund të parandalojë sëmundje në rrugët e frymëmarrjes dhe në veçanti është dëshmuar efikas te fëmijët. Hulumtimi ka treguar se 5 deri 7 porcione kivi në javë, mund të reduktojnë kollën me 27 për qind. Kivi përmban luteinë dhe zeaksantinë, elemente të cilat në formë natyrale gjenden në syrin njerëzor.

Luteina ndihmon në filtrimin e dritës së dëmshme të kaltër, çka ndihmon në parandalimin e sëmundjes së syrit që shkaktohet nga plakja. Nëse doni të dini se sa kivi këshillohen të hahen në ditë, kini parasysh se dy kokrra të kësaj frute janë masa e duhur: paraqesin një funksion parandalues për aneminë dhe diabetin. Por është e nevojshme gjithsesi që t’i kushtoni vëmendje reaksioneve të mundshme alergjike. Kivi nuk është i rekomandueshëm në rastin e divertikolosës (sëmundje në zorrën e trashë).

Diçka më tepër për kivin

Kjo pemë ekzotike vjen nga Kina dhe konsiderohet si frutë kombëtare kineze. Është e lëngshme, është e butë dhe me fara të zeza. Kivi është një nga ushqimet më të shëndetshme. Është i pasur me antioksidantë dhe përmban vitaminë C dhe në sasi më të madhe krahasuar me portokallin. Është burim i pasur me kalium, fibra, vitamina A dhe E. Për sa i përket gjeografisë së shpërndarjes së kivit në botë, dy hemisferat dhe shtatë kontinentet përbëjnë gjeografinë e përhapjes së kivit.

Nga Zelanda e Re, prodhimet e para të eksportit filluan më 1952. Ishte një ngarkesë vetëm prej 13 tonësh që u nis drejt Anglisë dhe disa vite më vonë u eksportuan edhe drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës e më pas edhe në Europë.

Kalifornia është shteti i parë i SHBA-së që e kultivoi këtë frutë. Ndërsa në Europë, kivi u përhap gjerësisht në fund të viteve ’60 e në fillim të viteve ’70. Në fillim në Francë e më pas në Itali, Spanjë, Greqi. Pak më vonë, kivin e gjejmë edhe në vendet e ish-Jugosllavisë, rreth e rrotull nesh.

Përveç vendeve europiane, kjo bimë kultivohet edhe në Amerikën Latine. Padyshim se kivin e gjejnë edhe në tregjet tona. Kivi rritet edhe në Kamboxhia, Vietnam e Laosin Jugor. Edhe Turqia eksporton fruta kivi. Në Iran e konsiderojnë si produktin më të shëndetshëm në botë, sepse nuk përmban pesticide kimike.

Cocoa Butter (Gjalp kakao)

Gjalpi i kakaos, i quajtur edhe vaji i theobromës, ka një ngjyrë të verdhë të zbehtë. Ai ka një shije dhe aromë kakao. Gjalpi i kakaos përftohet nga kokrrat e kakaos me presim.

Për shkak të shkrirjes së yndyrës rreth temperaturës së trupit, gjalpi i kakaos ka qëndrueshmëri të mirë. Kjo cilësi, e shoqëruar me antioksidantët natyralë që ai përmban, parandalon ranciditetin – duke i dhënë atij një jetëgjatësi në ruajtjeje nga dy deri në pesë vjet.

Ndjesia si kadife në prekje, aroma e këndshme dhe vetitë zbutëse të gjalpit kakaos, e kanë bërë atë një përbërës të njohur në produktet kozmetike për lëkurën.

Recetë: Përgatitni lëng esencial për të evituar erën e keqe të këmbëve

Vajrat esenciale, bimët mjekësore, frutat, lulet dhe produktet e tjera natyrore janë materialet të mira për kozmetikë pa përbërje kimike.

Duke dhënë pak nga koha jonë, ne mund të bëjmë vetë artikuj kozmetikë duke pasur si bazë bimët mjekësore, si p.sh këtë lëng esencial kundër erës së keqe të këmbëve.
Materiale:

1 lugë çaji rozmarinë
1 lugë çaji trumzë
1 lugë çaji mendër
1 lugë çaji eukalipt
1 lugë çaji kanellë
1 lugë çaji nenexhik (dhiozmë)
1 lugë çaji livandë
1 lugë çaji borzilok

Vajra eterikë, esenciale:

5 pika vaj esencial kanellë
5 pika vaj esencial karamele mente
5 pika vaj esencial rozmarinë
5 pika vaj esencial livandë
5 pika vaj esencial portokalle
5 pika vaj esencial limon
5 pika vaj esencial çaji
1 lugë gjelle glicerinë

Receta:

Përgatisni një çaj me bimët më lat. Lëreni të ftohet për 15 minuta, e kulloni dhe shtoni vajra eterikë dhe glicerinën.
Hidhni përzierjen në një shishe spërkatëse spray dhe tundeni mirë para çdo përdorimi.
Spërkatni me të këmbët tuaja gjithashtu mund të spërkatni dhe sandalet apo këpucët.

Vajrat esencial dhe bimët mjekësore mund t’i gjeni në farmaci ose në dyqane të posaçëm.

Maskë fytyre me mollë për lëkurë të yndyrshme

Per maskë fytyre nevojiten:
1 mollë e pa qëruar
5 lugë të vogla kos

Pastrojeni mollën nga brënda, hiqini farërat dhe prijeni në copa të vogla. Grijeni në blender deri sa të bluhet mirë dhe të jetë në formë kremi.

Përzijeni me kosin duke e trazuar me një lugë apo pirun.

Përhapeni maskën në fytyrën tuaj dhe lëreni të veprojë për 15 minuta.

Pastaj shplajeni me ujë të bollshëm të vakët dhe fshijeni butë me një peshqir.

X