Cocoa Butter (Gjalp kakao)

Gjalpi i kakaos, i quajtur edhe vaji i theobromës, ka një ngjyrë të verdhë të zbehtë. Ai ka një shije dhe aromë kakao. Gjalpi i kakaos përftohet nga kokrrat e kakaos me presim.

Për shkak të shkrirjes së yndyrës rreth temperaturës së trupit, gjalpi i kakaos ka qëndrueshmëri të mirë. Kjo cilësi, e shoqëruar me antioksidantët natyralë që ai përmban, parandalon ranciditetin – duke i dhënë atij një jetëgjatësi në ruajtjeje nga dy deri në pesë vjet.

Ndjesia si kadife në prekje, aroma e këndshme dhe vetitë zbutëse të gjalpit kakaos, e kanë bërë atë një përbërës të njohur në produktet kozmetike për lëkurën.