Joer Cosmetic eshte certifikuar sipas standartit ISO 9001:2015.

Description

ABC (“ANTIBACTERIAL CREAM”)

Ingredientët:
Cera Alba (Dyllë Blete Organik), Lanette O, Vazeline, Vaj Vazeline, Lanolin (Yndyrë organike e rafinuar nga leshi i deles), Lecithin (Fosfolipide nga vaj luledielli organik), Camphor, Acid saliclik, Squfur, Menthol, Sodium Benzoate, Oksid Zinku farmaceutik, Glycerol (Glicerinë nga vaj luledielli organik), Tocopherol (Vitamin E nga Vaj Luledjelli i Çertifikuar Organik), dhe Vitamin AD3found in fish oils (Vitamin e ekstraktuar nga vaji organik i peshkut).

Përmbajtia Organike në Total: 93%

Veprimi:

  1. Kundër djegieve të forta aksidentale të lëkurës.
  2. Lufton dhe kuron ekzemat në lëkurë, përfshirë edhe psoriasis.
  3. Eleminon dhimbjen dhe kruarjen që vinë si rezultat i pickimit nga insektet dhe përthan plagët e shkaktuara nga këto pickime.
  4. Mjekon & parandalon 100% pezmatimin e lëkurës së zonës së brylit të krahut.
  5. Eleminon skuqjen & zbut lëkurën në zonën e brylit të krahut.
  6. Shëron kallot & lythet në brylat e krahëve, duke eleminuar njëkohësisht dhimbjet që shkaktojnë ato.
  7. Shëron kallot & lythet në shputën dhe gishtrinjtë e këmbës, duke eleminuar njëkohësisht dhimbjet e shkaktuara nga ato.
  8. Mjekon & parandalon 100% pezmatimin e lëkurës së gishtrinjve dhe shputës së këmbës.
  9. Eleminon skuqjen & zbut lëkurën e gishtrinjve dhe shputës së këmbës.
  10. Nuk lejon që këmbët të mbajnë erë të papëlqyeshme kur ato djersijnë.
  11. Ushqen lëkurën me vitamina & është antiseptik shumë i mirë duke luftuar kërpudhat dhe myket në thonjtë e këmbëve.

Personat që mund t’a aplikojnë:
Persona me djegie aksidentale të forta ose të lehta të lëkurës; persona me ekzem në lëkurë; persona me acarim akut ose kronik të lëkurës së gishtrinjve & shputës së këmbës dhe brylave të krahëve; burrat dhe gratë që kanë kallo & lythe në shputën, gishtrinjtë e këmbës dhe brylat e krahëve; persona që u djersinë këmbët dhe mbajnë erë të keqe..

Udhezimet për Përdorimin:
Efekti më i mirë përftohet duke larë ose pastruar sipërfaqen e skuqur (infektuar) me ujë të vakët me sapun dhe më pas thajeni mirë. Lyheni atë me kremin ABC deri sa të përhapet plotësisht mbi sipërfaqen e skuqur (infektuar). Një deri në tre herë/ditë.

Opsionet e rekomanduara:
Në gradë të vështirë, 3 herë në ditë, jep efekt për 24 orë. Mos e ndërprisini deri në momentin që të mos ketë më shënja të skuqjes dhe plasaritjes së lëkurës së trupit, të gishtrinjve, të shputës së këmbës dhe brylave të duarve. Pas shërimit, ju mund të vazhdoni të aplikoni ABC për parandalimin e rishfaqjes së simptomave, ushqimin e lëkurës së trupit, të gishtrinjve, të shputës së këmbës dhe brylave të duarve me vitamina dhe mbajtjen e tyre të butë.

Reagime Negative:
Nuk ka asnjë veprim negativ të raportuar.

Kujdes:
Vetëm për përdorim të jashtëm, ndalohet përdorimi oral.

Çështje që kërkojnë Vëmendje:

  1. Gjatë trajtimit duhet të bëni kujdes me higjenën personale.
  2. Gjatë trajtimit lëreni zonën e irrituar të ajroset.

Bashkëveprimi me Barnat:
Asnjë lloj nga barnat e tjera që ju mund të përdorni, nuk bie në kundërshtim me ABC.

Rruajtja: E izoluar nga ajri, mbahet në ambient të freskët.
Paketimi: 15 gram/copë
Skadimi: 36 muaj nga data e prodhimit.
Standarti Ekzekutiv:  S SH 3953 : 1987 KDU 668.18 + 665.14

X