Joer Cosmetic eshte certifikuar sipas standartit ISO 9001:2015.

Përshkrim

“DELTA SHAMPO” (KUNDËR PARAZITËVE)

Ingredientët:
Texapon NSO UP, Ujë, Kripë Deti, Formalin, Permethrin, Etilacetat, Tween20,  Aromë natyrale.

Përmbajtia Organike në Total: 67%

Veprimi:

  1. Pastron shumë mirë skalpin dhe flokët.
  2. Vret parazitët (thërrijat dhe morrat) në skalp dhe flokë.
  3. Parandalon lindjen dhe lufton zgjeben që zhvillohet nga parazitët e gjallë në skalp dhe flokë.

Personat që mund t’a aplikojnë:
Të gjithë personat (femra & meshkuj), për moshat 2 deri 18 vjeç.

Udhezimet për Përdorimin:
Efekti më i mirë përftohet duke njomur mirë dhe shplarë flokun  fillimisht me ujë të ngrohtë. Mbi flokë, me pëllëmbën e dorës vihet pak shampo (rreth një lugë gjellë) që shpërdahet duke i fërkuar flokët dhe lëkurën e kokës me mollëzat e duarve deri në krijimin e një shkume të bollshme. Qëndrohet kështu me flokë të shkumuara tre deri në pesë minuta. Pastaj flokët shplahen me ujë të ngrohtë (jo të nxehtë). Ky veprim përsëritet edhe njëherë tjetër. Së fundi, fshihet floku me peshqir të pastër dhe mandej, krihet me krehër të dëndur. Bëheni këtë veprim të paktën 1 herë/ditë për 1 javë rresht dhe floku & skalpi i fëmijës tuaj do të jetë pastruar përfundimisht nga parazitët.

Reagime Negative:
Nuk ka asnjë veprim negativ të raportuar.

Kujdes:
Vetëm për përdorim të jashtëm, ndalohet përdorimi oral.

Çështje që kërkojnë Vëmendje:
Gjatë trajtimit duhet të bëni kujdes të respektoni udhëzimet për përdorimin.

Rruajtja:E izoluar nga ajri dhe drita; mbahet në ambient të freskët.
Paketimi: 130 ml/copë
Skadimi: 36 muaj nga data e prodhimit në shishe të pa hapur.
Standarti Ekzekutiv: S SH 3959 : 1987 KDU 668.18 + 665.14

X