Joer Cosmetic eshte certifikuar sipas standartit ISO 9001:2015.

Përshkrim

“Krem kundër njollave të diellit, qukave dhe shtatëzanësisë”, Formula RUSE 3 në 1.

Ingredientët:
Oksid Zinku farmaceutik, Bismuth Subnitrat farmaceutik, Kojic (acid nënprodukt i fermentimit të maltos së orizit), Lanolin (Yndyrë organike e rafinuar nga leshi i deles), Lecithin (Fosfolipide nga vaj luledielli organik), Glycerol (Glicerinë nga vaj luledielli organik), Cera Alba (Dyllë Blete Organik), Myritol 318 – Caprylic / Capric Triglyceride (Trigliceride të Acideve Kaprik / Kaprilik të vajrave bimor organik), Camomile Officinalis (Ekstrakt Kamomili Organik), Tocopherol (Vitamin E nga Vaj Luledjelli i Çertifikuar Organik) dhe Vitamin AD3(Vitamin e ekstraktuar nga vaji organik i peshkut).

Përmbajtia Organike në Total: 88%

Veprimi:  

  1. Parandalon & heq gati 100% njollat e mëdha, në madhësinë e sipërfaqes së thoit të gishtit të vogël të dorës, të diellit dhe shtatëzanësisë nga fytyra.
  2. Ruan fytyrën nga nxirrja prej diellit.
  3. Përthan skuqjen & zbut lëkurën e fytyrës.
  4. Ushqen lëkurën me vitamina & është antiseptik shumë i mirë.
  5. Mbron fytyren nga rezatimi UVA & UVB. Ka spektër të gjërë mbojtës: SPF 50 dhe rezistent ndaj ujit për 90 minuta.

Personat që mund t’a aplikojnë}:
Te gjitha moshat mbi 15 vjeç, që duan të kenë një lëkurë fytyre të bardhë, të butë dhe të shëndetshme.

Udhëzimet për Përdorimin:
Efekti më i mirë përftohet duke larë ose pastruar sipërfaqen e fytyrës me ujë të vakët me sapun dhe më pas thajeni mirë. Lyheni atë me produktin “KREM KUNDËR NJOLLAVE TË DIELLIT DHE SHTATËZANËSISË” deri sa të përhapet plotësisht mbi sipërfaqen e fytyrës. Një deri në tre herë/ditë, me 1gr krem për çdo lyerje.

Opsionet e rekomanduara:
Rekomandohet të përdoret me domosdo në periudhën e Pranverës dhe të Verës. Mos e ndërprisini atë dhe në çdo stinë tjetër me ditë me diell. Ju mund të vazhdoni të aplikoni produktin “KREM KUNDËR NJOLLAVE TË DIELLIT DHE SHTATËZANËSISË” për parandalimin e rishfaqjes së nxirrjes së lëkurës së fytyrës, ushqimin e lëkurës tuaj me vitamina dhe mbajtjen e saj të butë.

Reagime Negative:
Nuk ka asnjë veprim negativ të raportuar.

Kujdes:
Vetëm për përdorim të jashtëm, ndalohet përdorimi oral.

Çështje që kërkojnë Vëmendje:

  1. Gjatë trajtimit duhet të bëni kujdes me higjenën personale.
  2. Gjatë trajtimit lëreni fytyren tuaj të ajroset në mënyrë natyrale, mos e mbështillni atë me shall apo rrobë tjetër.

Bashkëveprimi me Produkte te Tjera:
Asnjë lloj nga produktet e tjera që ju mund të përdorni, nuk bie në kundërshtim me produktin “KREM KUNDËR NJOLLAVE TË DIELLIT DHE SHTATËZANËSISË”

Rruajtja: E izoluar nga ajri, mbahet në ambient të freskët.
Paketimi: Vazo qelqi 40 gram/cop
Skadimi: 36 muaj nga data e prodhimit në vazo të pa hapur.
Standarti Ekzekutiv: S SH 3953 : 1987 KDU 668.18 + 665.14

X