Ingredientët: MPC™ – Milk Peptide Complex, Glycerol (Glicerinë nga vaj luledielli organik), Salcare® SC91 (Medicinal grade – Rheology modifier), AVOCADO Oil (Vaj Avocado Organik), Myritol 318 – Caprylic / Capric Triglyceride (Trigliceride të Acideve Kaprik / Kaprilik të vajrave bimor organik), Camomile Officinalis (Ekstrakt Kamomili Organik), Tocopherol (Vitamin E nga Vaj Luledjelli i Çertifikuar Organik) dhe Vitamin AD3 found in fish oils (Vitamin e ekstraktuar nga vaji organik i peshkut).
Paketimi: 50 ml/copë Skadimi: 36 muaj nga data e prodhimit në shishe të pa hapur.
Ingredientët: MPC™ – Milk Peptide Complex, Glycerol (Glicerinë nga vaj luledielli organik), Salcare® SC91 (Medicinal grade – Rheology modifier), AVOCADO Oil (Vaj Avocado Organik), Myritol 318 – Caprylic / Capric Triglyceride (Trigliceride të Acideve Kaprik / Kaprilik të vajrave bimor organik), Camomile Officinalis (Ekstrakt Kamomili Organik), Tocopherol (Vitamin E nga Vaj Luledjelli i Çertifikuar Organik) dhe Vitamin AD3 found in fish oils (Vitamin e ekstraktuar nga vaji organik i peshkut).
Përmbajtia Organike në Total: 96%
Tiparet: Lëng viskoz me ngjyre të bardhë në të verdhë të lehtë; ka aromë lulesh natyrale.
Veprimi:
Ka efekt shumë funksional:
Rigjeneron lëkurën e maturuar në zonën për rreth syrit.
Pakëson rrudhat pak të dukshme të lëkurës në zonën për rreth syrit.
Redukton thellësinë e rrudhave mjaft të dukshme të lëkurës së pjekur në zonën për rreth syrit.
Rrit trashësinë e lëkurës në zonën për rreth syrit.
Rrit elasticitetin e lëkurës në zonën për rreth syrit.
Ushqen lëkurën me tre vitamina në zonën për rreth syrit.
Personat që mund t’a aplikojnë: Të gjithë personat (femra & meshkuj); për të gjitha grup-moshat:
Grup-mosha 20 – 30 vjeç. Dëmtimet e lëkurës nga radikalet e lira fillojnë përpara se ne të kemi mbushur 21 vjec. Stili i jetës plot tension, i lidhur me një diet dhe skedul gjumi jo të rregullt, mund të çojë në më shumë dëmtime të radikaleve të lira, mufatjes dhe mbingarkesës toksike. Në të 20-at tona, prioriteti ynë kryesor është të mbrojmë lëkurën tonë dhe t’a ndihmojmë atë të riparohet nga dëmtimi ditor për të parandaluar formimin e vijave të vogla dhe rrudhave të parakohshme.
Grup-mosha 30 – 40 vjeç. Kjo është mosha kur kolageni dhe elastina jonë dobësohen, duke çuar në rrudhçkat e para të dukshme të të pjekurit, që jane vija dhe rrudha të vogla. Vec kësaj, norma e rigjenerimit të lëkurës tonë bie dramatikisht. Kjo çonë në një çehre të zbehtë jo të rregullt të fytyrës. Në të 30-at tona, prioriteti ynë kryesor është të ndihmojmë ngadalësimin e degradimit të kolagenit dhe elastinës nga dëmtimi që vinë si rrjedhojë e luftës që i bëjnë atyre radikalet e lira. Ndërkaq, ne duhet të ndihmojmë stimulimin e prodhimit të kolagenit dhe elastinës. Gjithashtu, për të mbrojtur shkëlqimin rinor dhe të freskët, është shumë e rëndësishme të ndihmojmë lëkurën tonë, që ajo t’i japi shtysë lulëzimit natyral të saj, nxitjes së qelizave rinore të lëkurës drejt sipërfaqes.
Grup-mosha 40 – 50 vjeç. Kjo është mosha ku shtresa e indeve dhjamore fillon të pakësohet, duke çuar kështu në një lëkurë me të hollë dhe më sensitive. Barriera e lagështisë fillon të shkatërohet, duke çuar në një lëkurë mjaft të tharë dhe më pak elastike. Pjekja nga drita e diellit gjithashtu fillon të çfaqet nëpërmjet prenkave të shumta, njollave të diellit, njollave të moshës dhe damarëve të degëzuar. Në të 40-at tona, është e rëndësishme që ne të rrisim në lëkurën tonë nivelin e hidratimit dhe të përdorim ingredientë të butë dhe jo irritues ; gjatë gjithë kohës duhet të barazojmë tonin, të paksojmë skuqjen dhe të rrisim fortësinë dhe elasticitetin.
Grup-mosha mbi 50 vjeç. Ndryshimet hormonale e shpien lëkurën në raskapitje. Më shumë bie në sy ndryshimi i nivelit të hidratimit – kjo për shkak të keqësimit të menjëhershëm të barrierës së lagështisë së lëkurës tonë. Për të luftuar këtë, është e rëndësishme që ne të trajtojmë lëkurën tonë me ingredient hidratues të lartë, që gjithashtu shërbejnë për të ndihmuar riparimin e barrierës në të njëjtën kohë. Gjithashtu në këtë moshë, lëkura bëhet më e hollë, poret bëhen më të mëdha dhe imuniteti i shtresës së sipërfaqes ulet në mënyrë drastike. Për të luftuar këto shënja, është e rëndësishme të mbështesim prodhimin e kolagenit dhe elastinës; në të njëjtën kohë duhet të mbrojmë lëkurën duke rritur imunitetin e shtresës së sipërfaqes nëpërmjet substancave dhe ekstrakteve bimore.
Udhezimet për Përdorimin: Efekti më i mirë përftohet duke larë ose pastruar sipërfaqen e fytyrës me ujë të vakët me sapun dhe më pas thajeni mirë atë. Lyheni sipërfaqen e lëkurës në zonën për rreth syrit me ES deri sa të përhapet plotësisht në mënyrë uniforme. Bëheni këtë veprim 1 – 3 herë/ditë. Brënda 14 ditëve lëkura juaj në zonën për rreth syrit do të bëhet e rinuar dhe të tjerët do t’ju kërkojnë formulën e përdorur.
Opsionet e rekomanduara: Për Grup-moshën 20 – 30 vjeç, 1 herë në ditë. Për Grup-moshën 30 – 40 vjeç, 2 herë në ditë. Për Grup-moshën 40 – 50 vjeç, 2 herë në ditë. Për Grup-moshën mbi 50 vjeç, 3 herë në ditë. Ju mund të vazhdoni të aplikoni ES pa ndërprerje për rigjenerimin e qelizave të lëkurës tuaj në zonën për rreth syrit, mbajtjen e saj të butë dhe me nivel të lartë lagështie ; njëkohësisht ju do të bëni ushqimin e lëkurës tuaj në zonën për rreth syrit me vitamina.
Reagime Negative: Nuk ka asnjë veprim negativ të raportuar.
Kujdes: Vetëm për përdorim të jashtëm, ndalohet përdorimi oral.
Çështje që kërkojnë Vëmendje:
Gjatë trajtimit duhet të bëni kujdes me higjenën personale.
Gjatë trajtimit lëreni zonën e masazhuar lehtë të ajroset.
Veprimi Farmakologjik dhe Kozmetik:
MPC™ – Milk Peptide Complex. Është një ingredient aktiv shumë funksional në kozmetikë. Përmban polypeptide bioaktive natyrore (Cytokine) të marra nga qumështi në formën e aktivizuar dhe stabilizuar të tyre. Kryen rigjenerimin e lëkurës së pjekur dhe zvogëlon shënjat e dukshme të plakjes së lëkurës. Cytokinet janë polypeptide të prodhuara ne menyre natyrale në qeliza. Ato kane funksione kontrollimi & rregullimi dhe jane thelbësore për komunikimin dhe sinjalizimin qelizë – qelizë. Cytokinet organizojnë shërimin e plagëve nga stimulimi i sintezës së ECM (Extra Cellular Matrix). Ato përforcojnë Kolagenin dhe Elastinën në lëkurë. Cytokinet stimulojnë sintezën e Proteinave, Kolagenit të tipit I dhe Elastinës. MPC™ redukton thellësinë e rrudhave, rrit butësinë e lëkurës, rrit trashësinë e lëkurës, rrit qëndrueshmërinë e lëkurës. Në mënyrë të përmbledhur MPC™ – Milk Peptide Complex ka : a) Efekt Rigjenerues (redukton rrudhat & indukton Biosintezën ECM (Extra Cellular Matrix); b) Efekt konfirmues (rritje të qëndrueshmërisë së lëkurës, rritje të trashësisë së lëkurës, përmirësim të dukshëm të Strukturës Dermale). Eshte ingredient aktiv shumë i mirë i pranuar nga organizmi pa shkaktuar asnjë efekt anësor.
Glicerina (Nga vaj luledielli organic). Redukton maksimalisht humbjen e lagështisë së lëkurës. Molekulat e saj në mënyrë të përsosur asimilohen nga epiderma. Ka një dhunti natyrore për rritjen e kapacitetit mbajtës të ujit në një nivel të lartë të epidermës.
Salcare® SC91 (Medicinal grade – Rheology modifier). Redukton humbjen e lagështis së lekurës. Rregullon konsistencën e masës.
AVOCADO Oil (Vaj Avocado Organik). Është i pasur me trigliceride të acideve yndyrore të pangopura dhe Vitamin E.
Myritol 318 – Caprylic / Capric Triglyceride (Trigliceride të Acideve Kaprik / Kaprilik të vajrave bimor organik). Është zbutës & kondicionues shumë i mirë për lëkurën.
Camomile Officinalis (Ekstrakt Kamomili Organik). Është një qetsues dhe relaksues shumë i mirë për lëkurën.
Tocopherol (Vitamin E nga Vaj Luledjelli i Çertifikuar Organik). Është një antioksidant shumë i fuqishëm, që i rruan qelizat e lëkurës nga plakja. Ka veti të mrekullueshme në ushqimin e qelizave të lëkurës dhe mirëmbajtjen e tyre duke i ruajtur ato nga oksidimi & krijimi i radikaleve te lira..
Vitamin AD3 (Vitamin e ekstraktuar nga vaji organik i peshkut). Rrit imunitetin e qelizave të lëkurës.
Sipas kërkimeve shkencore ES jo vetëm që rigjeneron qelizat e lëkurës, por edhe i ushqen dhe i mirëmban ato. Konfirmuar nga laboratori i kompanise CLR – Chemisches Laboratorium Dr. Kurt Richter GmbH.
Përbërësit kozmetik janë prodhuar dhe furnizuar nga kompanitë më të dëgjuara në botë: CLR,BASF,Merck,Henkel, Hoechst, Cognin, Unichema, Fina Chemicals, Dow Chemical Company, BRB, Textron-Tecnica, Dragoco, Noveon, Dullberg, Payan Bertrand, Eingenmann & Veronelli, Sonneborn.
Bashkëveprimi me produkte të tjera: Asnjë lloj nga produktet e tjera që ju mund të përdorni, nuk bie në kundërshtim me ES.
Rruajtja: E izoluar nga ajri, mbahet në ambient të freskët. Paketimi: 50 ml/copë Skadimi: 36 muaj nga data e prodhimit në shishe të pa hapur. Standarti Ekzekutiv: S SH 3953 : 1987 KDU 668.18 + 665.14 Numri i Liçencës: J72217004F Nr Patentës}: 11931